“E kemi zënë duke fjetur”, Elshani tregon se si policia arrestoi terroristët që sulmuan Banjskën

Aktuale

“E kemi zënë duke fjetur”, Elshani tregon se si policia arrestoi terroristët që sulmuan Banjskën

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 18:43
Banjskë, Zveçan

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, në “Frontal” ka folur për hetimet që janë kryer pas sulmit terrorist të 24 shtatorit.

Ai ka theksuar se në ditën kritike e kanë gjetur një sulmues duke fjetur teksa ka pasur edhe të tillë që janë janë dorëzuar.

“Detyrë e jona është ta zbatojmë ligjin. Ligji thotë me e përdorë forcën e arsyeshme, aq sa ka nevojë. Nëse dikush plagoset edhe i çon duart, ne e marrim edhe e arrestojmë atë person, sikurse na ka ndodh, edhe përpos që e kemi ndalu, ne i kemi dhënë edhe ndihmën e parë, i keni parë fotografitë që janë publikuar, na tash jemi shtet, nuk jemi hajna, nuk jemi mafi. Njërin e kemi që i ka çuar duart, njërin e kemi zënë si fjetur, qashtu diqysh, kryesorja është se e kemi zënë”, ka shtuar Elshani.

Elshani po ashtu ka shtuar se situata në Veri është normalizuar por që nuk e ka përjashtuar përsëritjen e rasteve të tilla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat