Ku i bleu Radojçiq armët për sulmin terrorist?

Aktuale

Ku i bleu Radojçiq armët për sulmin terrorist?

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 21:24
Armët e terroristëve serbë

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd, po pretendon se armët që u përdorën në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, Milan Radojqiq i bleu në Bosnje Hercegovinë. Por, këto pretendime po shihen si të pakuptimta në Kosovë, ndërsa njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare, thonë se Serbia po tenton ta largojë përgjegjësinë nga vetja për sulmet terroriste të 24 shtatorit.

Me 24 shtator iku nga Kosova.

Por, pas vetës, udhëheqësi i grupit terrorist, Milan Radojqiq, la një sasi të madhe armatimi.

E ky arsenal armësh që u përdorën nga grupi i Radojqiqit në Banjskë të Zveçanit, Prokuroria e Lartë Publike në Beograd, po pretendon se nuk u ble në Serbi.

Nga janari 2023 deri më 24 shtator [Millan Radoiçiq] ka blerë armë, municione dhe mjete shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzla, Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Por kjo akuzë e prokurorisë serbë, po cilësohet e pakuptimit nga Kosovë.

Madje ekspertët e sigurisë, thonë se tashmë është e dëshmuar se armët u morën nga magazinat e ushtrisë serbe.

“Burimin e ka nga Serbia, cfare logjike e ka të bartet prej një shteti në shtetin tjetër, kur është shumë e kontrolluar cështja e transportit apo bartjës së (armatimit) në kufi. Edhe plus dëshmitë e tjera tregojnë ata janë marrë nga depotë dhe magazinat e Forcave të Armatosura të Serbisë”, tha eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi.

Por, pse shteti serb po përpiqet ta përfshijë edhe Bosnje Hercegovinën në këtë ngjarje?

“Është strategji e Serbisë që ta heq përgjegjësinë e saj të drejtpërdrejt në agresionin ushtarak të 24 shtatorit në veri dhe nëpërmjet kësaj duke pasur parasysh që edhe Milorad Dodik është i përfshirë në listën e zezë të SHBA-vë, mesazhi i dytë që e shoh nga kjo, është të paraqitet një lloj boshti i mospajtimi të elementeve caktuar të serbeve me zgjidhjet edhe në Bosnje Hercegovinë me Republikës Serbe, duke pasur që Dodik punon në shkëputjen e RS, pra prishjen e Marrëveshjes së Dejtonit”, tha profesori universitar, Arben Fetoshi.

Ndryshe, pas sulmit terrorist serb në Banjskë të Zvecanit, Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme, paraqiten prova, sipas të cilave,armët e grupit terrorist që u zunë në Banjskë dhe zonën përreth janë të prodhuara në Serbi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat