Ish diplomati Blerim Canaj ka thënë që krejtë fyerjet, ofendimet janë ndërtim i diskursit të mëhershëm të VV-së.
Ai tutje tha që pas rastit të fundit në veri siguria në Kosovë është kthyer në temë diskutimi.
Canaj tha se do të shkojmë prap në dialog sepse është diçka që nuk mund t’i ikim.
“Është duke u pritur një draft, presidentja ka marrë rolin me i kry do punë të Kurtit sepse atë vështirë po e takojnë, më shumë përmes telefoni po i japin detyra me i kry”, tha Canaj.
Ai po ashtu tha që ‘ndaq Asociacion, ‘ndaq’ Zajednicë dikush do ta bëjë.