Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur sot në Granada me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, për situatën në Kosovë.
Njoftimin për takimin me Sunak, Vuçiq e bëri në llogarinë e tij në Instagram.
“Bisedë e shkëlqyer me kryeministrin Sunak. Diskutuam situatën në Kosovë, rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe rrethanat aktuale gjeopolitike”, ka shkruar Vuçiq.
Në Granada të Spanjës ku po i zhvillon punimet samiti i Komunitetit Politik Evropian po merr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.