Kritikat e ashpra të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje kundrejt opozitës, pra PDK-së dhe AAK-së, po vazhdojnë edhe më tutje.
Në këtë linjë të kritikës ka shkruar edhe deputetja e VV-së, Arjeta Feja.
Në faqen e saj në Facebook, Fejza shkroi se opozita janë duke e sabotuar votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.
Postimi i plotë:
Partitë opozitare PDK dhe AAK tash e një kohë të gjatë janë duke e sabotuar votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, marrëveshje që kapin vlerën e mbi 300 milionë eurove e të cilat do të ndikonin direkt në jetën e qytetarëve.
Këto dy parti që gjoja iu intereson mirëqenia e qytetarëve nuk rreshtin duke folur për masat që i ka marrë Kosova nga BE, në anën tjetër refuzojnë pa arsye t'i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare.
Qytetarët janë të vetëdijshëm për këtë destruktivitet të partive opozitare, e në zgjedhjet që po i kërkojnë (sa për konsum ditor), kurdo që ato do të mbahen do ta marrin përgjigjjen që e meritojnë!