Osmani për bisedën me Scholz dhe Mitsotakis: I informova për sulmin terrorist dhe agresionin, Serbia të mbahet përgjegjëse

Aktuale

Osmani për bisedën me Scholz dhe Mitsotakis: I informova për sulmin terrorist dhe agresionin, Serbia të mbahet përgjegjëse

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 19:57
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Olaf Scholz dhe Kyriakos Mitsotaki

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar në Twitter se kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis iu ka treguar për aktin e agresionit të Serbisë kundër Kosovës.

Osmani ka thënë se e ka theksuar domosdoshmërinë për ta mbajtur Serbinë përgjegjëse për sulmin terrorist të 24 shtatorit.

”Informova @Bundeskanzler Scholz dhe @PrimeministerGR Mitsotakis për sulmin terrorist dhe aktin e agresionit të Serbisë kundër Kosovës. Theksova domosdoshmërinë për të mbajtur Serbinë përgjegjëse për përpjekjet e saj për të destabilizuar vendin tonë dhe të gjithë rajonin“, ka shkruar Osmani.

Osmani ndodhet në Granada të Spanjës ku po marrin pjesë liderë të shumtë botërorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat