Në emisionin “Politiko” ku sot po diskutohet për ngjarjet në Kuvendin e Kosovës debatet tashmë kanë filluar.
Një debat i fortë ndodhi në mes komentatorit politik Blerim Gashi dhe deputetës së Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu.
Kjo pasi Musliu ka thënë Gashit se komplekset që i keni ndaj Thaçit janë të pashërueshme.
“Komplekset që keni ju ndaj Hashim Thaçit janë të pashërueshme dhe unë po interpretoj një vendim të gjykatës kushtetueshme ne rastin e Presidentës”, ka thënë Musliu.