Sulmi terrorist në Banjskë, paralajmërimi i Sveçlës: Ky skenar mund të përsëritet

Aktuale

Sulmi terrorist në Banjskë, paralajmërimi i Sveçlës: Ky skenar mund të përsëritet

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 08:48
Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka paralajmëruar duke thënë se skenare të tilla sikur ngjarja e 24 shtatorit në Banjskë nuk përjashtohen dhe se mund të ndodhin sërish.

“Ky skenar nuk përjashtohet se do të përsëritet. Fatmirësisht ata u ndanë jashtëzakonisht keq pas reagimit jashtëzakonisht profesional të policisë së Kosovës dhe kjo i jep shpresën se ata janë dëmtuar aq sa mos të provojnë sërish, por Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe qeverisë së tij nuk i zihet besë asesi”, ka deklaruar Sveçla.

Duke folur për synimet e grupit terrorist, Sveçla vlerësoi se qëllimi i grupit ishte hapja e një korridori në dy komuna, atë të Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit.

“Ai jo vetëm se shpërtoi dhjetra e dhjetra jetë të kolegëve të tij por shpëtoi Kosovën nga një skenar shumë ogurzi. Ne kemi shumë informata që zbardhin skenarin e Serbisë në 24 shtator, kishte diku deri në 90 terrorist të cilët u futën me armatime të rënda në republikën e Kosovës dhe planifikuan të realizojnë një korridor mes republikës së Serbisë dhe dy komunave, Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit”, tha Sveçla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat