Presidentja Osmani takohet me presidentin kroat, e informon për provat e agresionit të Serbisë në veri

Aktuale

Presidentja Osmani takohet me presidentin kroat, e informon për provat e agresionit të Serbisë në veri

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 10:44
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian.

Osmani tha se me Plenkoviqin diskutuan mbi zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë.

“E informova për provat mbi aktin e agresionit të Serbisë. Ne e vlerësojmë mbështetjen e qëndrueshme të Kroacisë për vendin tonë, për paqen dhe prosperitetin në të gjithë rajonin”, tha Osmani.

Kujtojmë se për agresionin e Serbisë ndaj Kosovës, Osmani i ka informuar edhe liderët e tjerë evropianë, teksa ka refuzuar që të takohet me Aleksandar Vuçiqin, përderisa ndaj Serbisë s’ka sanksione.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat