Emocionuese: Vajza e Ukë Rugovës përshkruan dhomën e takimeve të presidentit historik dr. Ibrahim Rugova

Aktuale

Emocionuese: Vajza e Ukë Rugovës përshkruan dhomën e takimeve të presidentit historik dr. Ibrahim Rugova

Nga: M.L. Më: 6 tetor 2023 Në ora: 12:37
Liza Beta

Blerta Kllokoqi Rugova, gruaja e Ukë Rugovës, djalit të Presidentit historik dr. Ibrahim Rugova, ka publikuar në profilin e saj në Facebook një video ku shihet vajza e tyre, Liza Beta teksa prezanton dhomën e takimeve të Presidentit.

Piktura të ndryshme me motive historike dhe fotografi me personalitete të rëndësishme botërore janë pjesë e dhomës së takimeve të presidentit, të cilat Liza Beta i përshkruan aq bukur.

“Ejani me Liza Beten në dhomën e takimeve të Babëgjyshit të saj, Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova”, shkruan Blerta në postimin e saj.

Mes tjerash aty duket edhe harta e parë e Kosovës, të cilën e ka bërë djali i madh i presidentit Rugova, Mendimi.

Po ashtu, Liza Beta tregon edhe karrigen e presidentit Rugova në të cilën thotë se nuk ulet më askush.

“Është vendi i babëgjyshit tim dhe askush nuk e zë vendin e tij”, thotë vogëlushja.

Postimi i plotë me video:

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat