Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve parlamentare të deputetëve që nuk kanë votuar marrëveshjet ndërkombëtare.
Me ç’rast, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, ka thënë se Kurti në këtë mënyrë po mundohet t’i fshehë dështimet e Qeverisë duke ikur nga përgjegjësitë.
“Në shenjë proteste sot lëshuam seancën e Kuvendit. Të detyruar sigurisht!
Është e turpshme që një kryeministër i kushtëzon deputetët e opozitës për mospërgjigje në pyetjet tona nëse nuk i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare. Kryeministri dhe ministrat e tij e kanë obligim llogaridhënien dhe transparencën për qytetarët dhe nuk mund të fshihen me arsyetimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Mjaftë i mshefët dështimet tuaja duke ikur nga përgjegjësitë”, ka shkruar Bytyqi në Facebook.