Abazoviç mbështet deklaratën e Ramës për praninë e KFOR-it në veri

Aktuale

Abazoviç mbështet deklaratën e Ramës për praninë e KFOR-it në veri

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 14:34
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe Edi Rama

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i cili mori pjesë në ministerialin e ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, në Pallatin e Brigadave ka komentuar deklaratën e kreut të qeverisë Edi Rama për praninë e KFOR në veri të Kosovës.

Në djalën e tij ai theksoi se veprimet e Ramës dhe çdo aktivitet i tij, shkojnë në drejtim që të kemi paqe në rajon.

“Veprimet  e tij dhe çdo aktivitet i madh, i tij ndërkombëtar për Ballkanin Perëndimor shkojnë në drejtim që ne si rajon të kemi paqe dhe të shkojmë drejt progresit.

Nuk i takoj atyre politikanëve, i cili do të nisë veprime kritike ndaj Ramës pasi jam i bindur  se cdo veprim i tij shkon në një  drejtim, që të kemi një rajon në paqe”-tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat