Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla tha në një deklaratë për mediat nga Tirana se sulmi i 24 shtatorit në veri të Kosovës është një mesazh i dhënë nga Serbia që e sheh veten një mini Rusi në rajon.
Gërvalla u shpreh se Kosova e ka të pamundur të vijojë negociatat me Serbinë nëse kjo e fundit nuk ndëshkohet nga ndërkombëtarët për agresionin në Kosovë.
“Prioritet kryesor i Kosovës këto ditë është siguria. Duhet të sigurohemi që armatimi i gjetur është shumica, ai armatim ishte i mjaftueshëm për 400 persona.
Zgjidhja me Serbinë duhet të jetë përmes dialogut, por e shoh të pamundur vazhdimi e negociate nëse Serbia nuk dënohet për agresionin ndaj Kosovës. Nuk kemi nevojë për tryeza dialogu vetëm për të bërë foto apo shkëmbyer ide”, tha Gërvalla.