Ish-komandanti i Policisë së Kosovës është shprehur i shqetësuar me gjendjen aktuale të policisë. Rashit Qalaj ka thënë se Qeveria Kurti e ka lënë policinë pa veshmbathje, pa jelekë anti-plumb dhe pa armë të duhura.
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mungesë të mbështetjes për Policinë e Kosovës.
Ai ka vlerësuar se Qeverisë Kurti nuk i intereson fare për sfidat me të cilat përballet sot Policia e Kosovës.
Qalaj ka thënë se për Qeverinë aktuale e rëndësishme është vetëm shfrytëzimi i sukseseve të policë për çështje elektorale.
Ish-komandanti i policisë është shprehu i brengosur për gjendjen aktuale e policisë. Ai ka vlerësuar se ky institucion kurrë nuk ka qenë më keq dhe më pa mbështetje se tani.
Sipas tij, Qeveria Kurti ka bërë vetëm dëme brenda institucionit të policisë.
Duke komentuar veprimet e ekzekutivit, Qalaj ka treguar se qeveria ka degraduar pavarësinë operacionale të policisë dhe ka shkarkuar eprorët që kanë hetuar zyrtarët e korruptuar të partisë në pushet.
Si rezultat i qeverisjes së dobët, ka thënë ai, policia ka mbetur pa veshmbathje, pa jelekë anti-plumb pa armë të duhura.