“Reagimet e Ramës të pamatura””, Haradinaj: S’ka njohje për Ballkanin Perëndimor

Aktuale

“Reagimet e Ramës të pamatura””, Haradinaj: S’ka njohje për Ballkanin Perëndimor

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 16:05
Meliza Haradinaj

Meliza Haradinaj, ish-ministrja e Punëve të Jashtme në Kosovë në një lidhje të drejtpërdrejt për Euronews Albania, ka komentuar deklaratat e kreut të qeverisë Edi Rama për Kosovën.

Ajo theksoi se nuk është koha të përqendrojmë vëmendjen tek marrëdhënia që ka Rama me Kurtin duke shtuar se duhet të fokusohemi te çështjet që rrezikojnë Kosovën.

Më tej ajo nënvizoi se të gjitha deklaratat e Ramës i sheh si përkrahje për Serbinë.

“Nuk është koha që të përqendrojmë vëmendjen tek marrëdhëniet mes dy kryeministrave shqiptarë, e jo të fokusohemi te çështjet që na rrezikon jo vetëm Kosovën por të gjithë rajonin.

Të gjitha deklaratat e Ramës i shoh  jo në përkrahje të Kosovës, por në përkrahje të një agjende serbomadhe në Kosovë dhe këtë e ka bërë dhe me përkrahjen e shkëmbimit të territoreve në një kohë, e ka bërë dhe disa muajsh, duke e fajësuar Kosovën për sulmin që ia bën bandat kriminale që ia bënë forcave të KFOR në Veri.  Nuk besoj se Rama e njeh në thellësinë e duhur të gjithë rajonin dhe zhvillimet historike që kanë ndodhur në rajon”-tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat