Tahiri: BE-ja t’ia dorëzojë Amerikës dialogun, kur isha kryenegociatore shuam strukturën paramilitare

Aktuale

Tahiri: BE-ja t’ia dorëzojë Amerikës dialogun, kur isha kryenegociatore shuam strukturën paramilitare

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 08:35
Ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri thotë se Bashkimi Evropian duhet të ia dorëzojë Amerikës çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Tahiri përmes një shkrimi në “Facebook” thekson se pa udhëhequr SHBA-ja dialogun, nuk mund të presim normalizim të marrëdhënieve.

Ajo ka përmendur edhe kohën kur ishte negociatore e bisedimeve, ku siç thotë ajo ishte shuar struktuar paramilitare.

Postimi i plotë

BE duhet t’ia dorëzojë Amerikës dialogun, ndërsa Amerika ta ndëshkojë Serbinë pa vonesë – Në kohën kur isha kryenegociatore shuam strukturën paramilitare ‘mbrojtja civile’ dhe e ç'armatosëm së bashku me EULEX-in, ndërsa me 24 shtator doli grup paramilitar nga Serbia, sulmoi Banjskën me synim ndarjen e veriut. Pa udhëhequr SHBA-ja dialogun nuk mund të presim normalizim të marrëdhënieve…

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat