​Rikonstrukti i gjirit pa pagesë për herë të parë në QKUK

Aktuale

​Rikonstrukti i gjirit pa pagesë për herë të parë në QKUK

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Klinika e Kirurgjisë Plastike në bashkëpunim me shoqatën e Kirurgëve Plastik Rekonstruktiv, për herë të parë, janë duke ofruar rikonstruktimin e gjirit pa pagesë për të gjitha gratë, të cilat kanë kaluar fazën e kancerit të gjirit.

E gjithë kjo po bëhet në muajin e ndërgjegjësimit për gratë e prekura me kancer të gjirit. Ndëkohë, moto e kësaj inciative është “ T’i kthejmë buzëqeshjen gruas”.

Drejtori i shoqatës së kirurgëve plastik, Ylber Zejnullahu thotë për KosovaPress, se përmes donacioneve të mbledhura, këtë vit ofrohet rikonstruktimi i gjirit për gratë e prekura me kancer të gjirit.

Ai tha se një trajtim i tillë sikur në shtetet e tjera, edhe në Kosovë ka qenë i nevojshëm.

Zejnullahu: Për herë të parë rikonstruktimi i gjirit në QKUK, për gratë e prekura me kancer të gjirit

Ne kemi marrë shkas duke parë se nevojat e grave, se kanë nevojë për rekonstruksion mbasi e kanë kaluar kancerin. Aspekti psikologjik është shumë i rënduar dhe kemi dashur që të krijojmë si shtetet tjera një fond të veçantë përmes QKUK-së dhe donacioneve nga jashtë. Kemi siguruar një sasi të disa balonave të cilët e rrisin sipërfaqen e lëkurës, sepse atyre iu mungon një gjoks, rrallë edhe dytë”, tha Zejnullahu.

Zejnullahu shtoi se ky operacion është shumë i kushtueshëm nëse bëhet në klinika private. Ai ka bërë thirrje të gjitha grave që të interesohen për këtë model të përmbushjes së gjirit sepse e gjitha procedura është falas.

Zejnullahu: Thirrje për të gjitha gratë e prekura me kancer të gjirit, të vijnë për rikonstruktim

“Ka qenë i nevojshëm për ata jo vetëm ne nuk është që ne e kemi shpik. Shumë shtete të botës kjo rimbursohet 100%, ne nuk kemi pas mundësi me rimbursu gjithën por vetëm me i marrë mjetet falas, dhe operacionet falas.... Është operacion i kushtueshëm më dy akte, nuk është e lehtë por fatmirësisht komplikacionet janë të rralla për atë arsyeje ka një kosto të lartë dhe për njerëzit është e papërballueshme....  Gratë mos të hezitojnë, le të lajmërohen secila grua duhet të operohet, secila grua që ka kaluar 2 vjet nga kanceri gjirit, ato janë kandidate, duhet të shohim gjendjen e tyre”, tha Zejnullahu.

Doktoresha e Kirurgjisë Plastike, Sanije Abazi tha se si staf kirurgjikal kanë mbledhur fonde nga organizatat joqeveritare për t’i ndihmuar gratë me kancer të gjirit. Ajo tha se rikonstruktimi i gjirit ka një ndikim të madh tek vetëbesimi i grave.

Abazi: Rikonstruktimi i gjirit i nevojshëm për bukurinë e gruas

“Të mbledhim fonde ose të bëjmë një bujë më të madhe edhe në Ministrinë e Shëndetësisë, edhe në organizata joqeveritare të Kosovës të grave që të ndihmojnë që këtyre grave që janë të prekura nga kanceri gjirit, t’i mundësojmë që rekonstruksionin e gjirit të bëjnë falas, gjë e cila nuk ka qenë më herët. Patjetër që është e nevojshme bukuria e gruas është veçantia e saj. “T’i kthejmë buzëqeshjen gruas”, është edhe motoja jonë e cila patjetër që ndikon edhe në vetëbesimin, në përditshmërinë dhe në kthimin e besimit të gruas”, tha Abazi.

Ajo u shpreh se si operacion i cili po ofrohet për herë të parë në Kliniken e Kirurgjisë Plastike, po pritet mjaftë mirë nga të gjitha gratë, derisa bëri thirrje të vinë dhe t’i përfundojnë vizitat e para.

Abazi: Çdo ditë pune presim gratë për rikonstruktim të gjirit falas në QKUK

Ka qenë e vështirë në fillim se shumica e grave nuk e kanë ditë që në Kirurgjinë Plastike bëhet rekonstruksioni gjirit sepse dallojnë metodat tek secila grua veç e veç.... Shumica e kanë mirëpritur shumë mirë edhe janë shumë të gatshme për me bashkëpunuar dhe për të fillojnë procedurat e rekonstruksionit të gjirit....  I bëjmë thirrje që çdo ditë deri në orën 9:00, deri 12:00, çdo ditë pune, ne jemi të hapur dhe gjitha gratë munden të vinë t’i kryejnë vizitat dhe me vendos çka me tutje”, shtoi Abazi.

Ndërsa, Arnisa Osmani, gruaja e cila tashmë e ka kaluar sfidën me kancerin e gjirit dhe ka vendosur rikonstrimin për veten e saj, tha se një operacion i tillë është i preferuar për secilën grua me kancer të gjirit, derisa propozon gjithmonë konsulta me kirurgët profesional.

Osmani: Rikonstruimi i preferuar për secilën grua me kancer të gjirit

Kur një grua është diagnostikuar me sëmundjen e kancerit në gji, është shumë e vështirë së pari veten me pa në pasqyrë, merr kohë ndoshta jo një kohë e gjatë por merr kohë me pa, me u pajtuar dhe me pa veten në pasqyrë pa një gji. Sado që thonë kryesorja është me shpëtuar por gjiri është simboli femëror.  Rikonstruimi kur e kam bërë para dy viteve që po i bie tre vite pas operimit, a është një gjë e lehtë...jo. Mirëpo për veten kur je pa një gji ose edhe pa dy, kush ka mundësit që tash edhe në QKUK, po bëhen rikonstruimet, pse jo me i bërë normal me konsultën e mjekëve. Nëse ka ndonjë problem mundet edhe mos me iu lejuar, mirëpo iu lutna në konsultë me mjekun”, tha Osmani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat