Pal Lekaj: Me Qeverinë Kurti është thelluar nepotizmi

Aktuale

Pal Lekaj: Me Qeverinë Kurti është thelluar nepotizmi

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 10:20
Pal Lekaj

Deputetë nga opozita thonë se nepotizmi dhe korrupsioni është bërë normalitet për pushtetin.

Sipas deputetit të AAK-së, Pal Lekaj, nepotizmi është thelluar dhe më shumë me qeverinë aktuale.

“Sa i përket nepotzimit mendoj që kjo qeveri edhe pse ka premtuar që do ta bëjë një gjë të tillë do ta luftoj nepotizmin ajo tashmë e ka përforcu në çdo pore të institucioneve me një fjalë është thellu edhe më tëpër nepotizmi”, tha Lekaj.

Sipas hulumtimeve të organizatave ndërkombëtare, mungesa e mundësive për punësim, nepotizmi dhe korrupsioni, mbeten tri sfidat kryesore për institucionet dhe shoqërinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat