Eksperti i Sigurisë, Drizan Shala komentoi luftën në Izrael, ndërsa e lidhi me situatën në Veri të Kosovës.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se fraksione të caktuara në Ballkanin Perëndimor do të mbështeten nga politika agresive e Rusisë, dhe ta përdorin në interesin e tyre.
“Fraksione të caktuara do të mbështeten nga politika agresive e Rusisë, në Ballkanin Perëndimor dhe më tutje që tanimë, këtë konfliktin e dislokuar mes Izraelit dhe Palestinës ta mund ta përdorin dhe ta avancojnë në interesin e tyre duke parë që vëmendja dhe përqendrimi është në një luftë të Lindjes së Mesme që mund të kap Azinë qendrore dhe Azinë Veriperëndimore.
Ne duhet të jemi të vëmendshëm që orientimi i faktorit ndërkombëtar nuk është pjesa veriore në kontekstin e zgjedhjes së problemit të mundshëm, por do të jetë pjesa e ndalimit në luftën kundër terrorizmit. Sulmi që ndodhi në Kosovë dhe ai qe ka ndodhur në Izrael është i ngjashëm në mënyrën e të vepruarit dhe të planifikimit të tij”-tha ai.