Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka udhëtuar për Gjermani. Lajmin e ka bërë të ditur, Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryeparlamentarit.
Konjufca do të ketë disa takime të rëndësishme në kuadër të vizitës së tij në Gjermani.
Më poshtë agjenda:
Kryetari Konjufca bashkë me kabinetin e tij, ka udhëtuar në Gjermani për vizitë zyrtare.
1.Takim me Presidenten e Bundestagut - Barbal Bas
2.Takim me Michael Roth - Kryesues i Komisionit për Politikë të Jashtme në Bundestag.
3.Takim me Manuel Sarrazin i dërguar i posaqëm i Qeverisë Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perendimor.
4.Takim me Dr. Anton Hofreiter - Kryesues i Komisionit për Bashkimin Evropian.
5.Takim me Dr. Marie-Agnes Strack-Zimmermann, Kryesuese e Komisionit per Politikë të Mbrojtjes
6. Takim me Martin Schulz, President i FES dhe ish-Kryetar i Parlamentit Evropian
7. Takim me Peter Beyer - deputet i CDU-së dhe përgjegjës për Ballkanin Perendimor në CDU.