Ish-reporteri i Tanjugut, dëshmitari i Nebojsha Radosheviq tha se nuk ka ushtruar padi për ato të cilat pretendon se i kanë ndodhur nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), me arsyetimin se “shteti ishte në luftë me UÇK-në”.
Këtë deklarim, ai e bëri duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes rreth asaj nëse ka ushtruar padi për ato të cilat pretendonte se i kanë ndodhur, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Tutje, Radosheviq tha se lidhur me atë së çfarë i kishte ndodhur nuk e kishte përmendur zyrtarisht deri në vitin 2011 apo 2012 përveç në një intervistë në vitin 1998, për të cilën thotë se nuk është e sigurt nëse është regjistruar.
Më herët ish-reporteri i Tanjugut, dëshmitari Nebojsha Radosheviq, gjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, tha se nuk kanë ditur se Adem Demaçi lëshonte autorizime për mediat, kur dëshironin të vizitonin zonat e kontrolluara nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).