Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv, ka falënderuar sërish Kosovën dhe kryeministrin Albin Kurti për mbështetjen e treguar pas sulmeve mbi këtë shtet nga grupi i Hamasit.
Ajo ka thënë se këto ditë janë jashtëzakonisht të errëta dhe të vështira për Izraelin.
E sipas saj kohët e vështira i tregojnë miqtë e vërtetë.
“I nderuar kryeministër, edhe një herë, ju falënderoj shumë për mbështetjen tuaj të palëkundur personale dhe mbështetjen e Kosovës për Izraelin në këto ditë jashtëzakonisht të errëta dhe të vështira! Kohët e vështira i tregojnë miqtë tanë të vërtetë”, ka shkruar ambasadorja Ziv në rrjetin social ‘X’.