Ish-reporteri i Tanjugut, Nebojsha Radosheviq, tha se për ish-Presidentin Hashim Thaçi, ka dëgjuar pas lirimit të tij nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).
Dhe për këtë ai tha se ishte njoftuar nga Policia.
“Për Thaçin mbase për herë të parë kam dëgjuar kur policia në mënyrë publike tha se Thaçi ishte komandant i Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, kur Policia lëshoi arrest për të. Kam dëgjuar më vonë, pasi jam liruar”, tha Radosheviq.
Po ashtu, dëshmitari e pranoi se në asnjë deklaratë të tij të mëhershme të dhënë për hetuesi, nuk e ka përmendur që kushëriri i tij, gjenerali Dushan Samargjiq e ka njoftuar për një përgjim që i është bërë gjatë luftës në Kosovë, të një bisede të telefonike në mes të Hashim Thaçit dhe Adem Demaçit.