Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka takuar presidenten e Bundestagut Gjerman, Barbel Bas.
Në një postim në Facebook Konjufca ka shkruar se në këtë takim kanë diskutuar për çështje të rëndësishme.
Ai ka theksuar se e ka falënderuar homologen e ti për mikpritjen dhe për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë gjithnjë Republikës së Kosovës që nga themelimi i saj, por edhe më herët.
“Në veçanti, shpreha mirënjohjen time dhe të vendit tonë për qëndrimet e qarta të Gjermanisë, sa i përket sulmit terrorist në Banjskë”, ka shkruar Konjufca.