Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë Tomas Szunyog, është takuar me kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës Jetish Malokun.
Në takim u fol rreth reformës në drejtësi.
Szunyog tha se kjo duhet të bëhet sipas standardeve evropiane.
“Pata një diskutim konstruktiv me Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku. U theksua rëndësia e reformave në drejtësi në përputhje me standardet evropiane dhe ritheksoi se pavarësia dhe llogaridhënia e sistemit prokurorial është një gur themeli i shtetit të së drejtës”, shkroi ai.