Pas agresionit të dështuar të 24 shtatorit, Serbia kërkoi që veriun e Kosovës ta marrë nën kontroll KFOR-i.
Këtë gajle shtetit serb e Aleksandar Vuciqit, ia hoqi të martën nga Prishtina, hiç më pak se admirali i Forcave të Përbashkëta, Stuart Munch.
Amerikani sqaroi edhe një herë se KFOR-i është e mbetet reaguesi i tretë, përveç kur dy të tjerët para tij dështojnë.
Ai kërkoi ulje tensionesh e negociata dhe kompromis mes të dyja vendeve, teksa shtoi se ka mungesë të besimit që e dëmton procesin.
Për këtë, ai tha se misioni paqeruajtës punon pa u ndalur.
Gjatë qëndrimit në Kosovë për ndërrimin e komandës së KFOR-it, Munsch takoi liderët kosovarë, teksa të mërkurën do ta vizitojë edhe Serbinë.