Në emisionin “Politiko”, duke debatuar mbi konfliktin me Hamasit dhe Izraelit, gazetari Viktor Buzhala dhe Ali Sefaj kanë pasur përplasje në qendrimet e tyre të ndryshme.
Buzhala ka thënë se Palestina e do zhdukjen e dy shteteve, të Izraelit dhe Kosovës. “Ata e kanë thënë disa herë këtë”, ka thënë Buzhala.
Menjëherë ka reaguar Ali Sefaj duke e quajtur të pandershëm një krahasim të tillë duke rikujtuar protestat që tha se ishin organizuar në vitin 1999 në Gaza në mbështetje të Kosovës.
“Janë mbledhur qindar mijëra euro”, tha Sefaj.
Buzhala tutje tha që ne duhet të orientohemi kah Izraeli për shkak të ujërave që na qojnë andej.