Sot do të mblidhet Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere.
Në këtë takim do të shqyrtohet Raporti vjetor Financiar i Radiotelevizionit të Kosovës për vitin e kaluar.
Po ashtu, do të shqyrtohet edhe Raporti i Shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën prill-qershor 2023.
Mbledhja do të fillojë në ora 11:00.