Hetimet për sulmin në Banjskë, Tahiri: Po me befason SHBA-ja, se BE-së i duhen muaj të tërë derisa merr vendim

Aktuale

Hetimet për sulmin në Banjskë, Tahiri: Po me befason SHBA-ja, se BE-së i duhen muaj të tërë derisa merr vendim

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 08:55
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë, Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë, Edita Tahiri e ka konsideruar irrituese retorikën e partnerëve ndërkombëtar rreth zhvillimit të hetimeve për sulmin e 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës, në Banjskë të Zveçanit, shkruan Gazeta Express.

Ajo ka kritikuar edhe mosndëshkimin e Serbisë pas këtij sulmi.

Postimi i plotë: 

Po vazhdon retorika irrituese e partnereve nderkombetar rreth hetimeve te rastit te Banjskes nderkohe qe Serbia ende nuk u ndeshkua! E pakuptimte kjo zvarritje perkunder avancimeve teknologjike, incizimeve satelitore dhe Inteligjences artificiale!

Po me befason SHBA-ja – sa per BE i duhen muaj te tera derisa merr vendim ne mungese te unitetit ne politiken e jashtme!  Kjo nuk eshte vetem irrituese por edhe e rrezikshme…

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat