Bislimi: Është me rëndësi t’i relaksojmë serbët e Kosovës, ato që thotë Vuçiq s’qëndrojnë

Aktuale

Bislimi: Është me rëndësi t’i relaksojmë serbët e Kosovës, ato që thotë Vuçiq s’qëndrojnë

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 13:08
Besnik Bislimi

Numri dy i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, në një konferencë të organizuar sot, ka folur për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë dhe për deklarimet që vijnë nga krerët e Serbisë.

Bislimi ka thënë se Vuçiq tashmë ka filluar t’i kërcënojë serbët e Kosovës duke iu thënë se shpejt do ta kenë fatin e njëjtë sikur “Olluja” apo se do largohen me kamionë e traktorë së shpejti.

Zëvendëskryeministri Bislimi ka thënë se për Kosovën është shumë e rëndësishme që të relaksojë qytetarët serbë të Kosovës meqë ato që thotë presidenti serb s’janë të vërteta.

Bislimi ka thënë se Kosova është e interesuar vetëm për integrim të serbëve dhe jo për veprime që do të bënin serbët të ndiheshin të kërcënuar.

“Vucic shkon edhe më tej dhe kërcënon serbët e Kosovës se shumë shpejt mund të kenë fatin e njëjtë si Olluja dhe flet për traktor ku do të vendosen për të ikur nga Kosova. Për ne si Qeveri është shumë e rëndësishme t’i relaksojmë qytetarët serbë, t’iu themi që kjo s’është e vërtetë. Kosova është e interesuar vetëm për integrim dhe se s’ndërmerr asnjë veprim që do të bënte të ndiheshin ata të kërcënuar”, ka thënë Bislimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat