Dëshmitari i 30-të i mbrojtur në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve mbështet vrasjen e një viktime të akuzuar në aktakuzë në Kleçkë dhe dëshmia e tij ka të bëjë më figura të njohura të UÇK-së dhe krimet që kanë ndodhur në Prizren në qershor të vitit 1999
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, ka filluar dëshminë e tij dëshmitari i 30-të i Prokurorisë me kodin Ë04769.
Sipas përmbledhjes së lexuar në gjykatë, dëshmitari është ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), dëshmia e të cilit, ka të bëjë me strukturën komanduese të UÇK-së në Shqipëri dhe në zonën e Pashtrikut.
Këtë dëshmitar, ka filluar ta marrë në pyetje prokurori special, Matt Halling, i cili e ka pyetur lidhur me një intervistë të cilën ai e ka dhënë në Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe për disa plotësim-ndryshime të saj që janë bërë.
Kjo është konfirmuar edhe nga dëshmitari i 30-të, i cili është i mbrojtur.
“Dëshmia e dëshmitarit të 30-të të ZPS-së në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve sapo ka filluar. Ky është dëshmitar i mbrojtur i cili po dëshmon me pseudonimin W04769. Sipas përmbledhjes së lexuar në gjykatë, dëshmitari është ish-pjesëtar i UÇK-së, dëshmia e të cilit, ndër të tjera, ka të bëjë me strukturën komanduese të UÇK-së në Shqipëri dhe në zonën e Pashtrikut”, thuhet në njoftimin e DHSPK.
Për dëshmitarin e 30-të prokurori Halling ka thënë se ka njohuri për personat e pranishëm në takime të shtabit të përgjithshëm të UÇK-së në vitit 1998-1999 përfshirë të akuzuarit.
“W04769 është ish-ushtar i UÇK-së që ka njohuri për strukturën komanduese të UÇK-së në Shqipëri dhe në zonën e Pashtrikut. Ai ka njohuri për personat e pranishëm në takime të shtabit të përgjithshëm të UÇK-së në vitit 1998-1999 përfshirë të akuzuarit”.
Po ashtu, ai shton se i njëjti “mbështet vrasjen e një viktime të akuzuar në aktakuzë në Kleçkë dhe dëshmia e tij ka të bëjë më figura të njohura të UÇK-së dhe krimet që kanë ndodhur në Prizren në qershor të vitit 1999”.