Bashkëpunimi Kosovë-Zvicër: Në veri konfiskohet Mercedesi në vlerë 100 mijë euro

Aktuale

Bashkëpunimi Kosovë-Zvicër: Në veri konfiskohet Mercedesi në vlerë 100 mijë euro

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 20:16
Foto ilustrim

Bashkëpunimi i policisë së Kosovës me atë të Zvicrës ka sjellë konfiskimin e një veture në vlerë prej 100 mijë eurosh.

Bëhet fjalë për Mercedes Benz, S Class e cila ishte në kërkim nga autoritetet zvicerane.

Rasti ka ndodhur në Mitrovicë të Veriut.

“Tashmë rasti është duke u trajtuar konform procedurave ligjore nga njësitë përkatëse policore.

Policia e Kosovës përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU) ka një bashkëpunim të shkëlqyer me institucionet ndërkombëtare të zbatimit të ligjit si dhe ky bashkëpunim do të vazhdoj në frymën e besimit dhe bashkëpunimit edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat