Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, e ka kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti ndaj shteteve aleate duke përfshirë edhe ShBA-në.
Në Rubikon, ai ka theksuar se për të ka qenë e pa imagjinueshme që të vjen në pushtet një qeveri e cila sanksionohet, qoftë me masa financiare dhe të tjera.
“Për mua ishte e papranueshme qasja e Albin Kurtit ndaj aleatit kryesor, me i thënë na atë kohë se qasja jote është naive sekretarit Blinken, me e kritiku qasjen e Hill në Beograd, të Escobar dhe të Hovenier shpesh herë në Kosovë. Ishin gabime strategjike që i shkonin përshtati Serbisë”, ka thënë Selmanaj.
Selmanaj ka theksuar se Kosova duhet të ketë një qasje pragmatike dhe jo unilaterale karshi Perëndimit.
“Mendoj që qasja unilaterale e veprimeve të Z.Kurtit dhe injorimin që i bënte çështjes amerikane, sepse thoshte se Kosova është çështje amerikane. Tani po thotë sepse edhe evropianët nuk janë të mirë, kush është i mirë? Ne do të ishte të kishim qasje pragmatike”, ka thënë Selamanaj