Në mungesë të kuorumit ka dështuar raportimit i zëvendëskryeministrit të parë, Besnik Bislimi për ecurom e dialogut Kosovë-Serbi në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë.
Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Arbreshë Hyseni, ishte e vetmja deputete e LVV-së që u pa sot në sallë, ku pritej raportimi i Bislimit.
Sipas saj, Bislimi ka qenë në mbledhje të qeverisë, dhe në ndërkohë po priste kuorumin për të ardhë në raportim. Ajo theksoi se është e paarsyeshme sjellja e deputetëve të opozitës, anëtarë të këtij komisioni, që nuk e pritën Bislimin.
Raportimi i Bislimit ka qenë i paraparë tw filloj prej orës 10:00 dhe anëtarët e komisionit të partive opozitare e lëshuan sallën 15 minuta me vonë, me arsyetimin se Bislimi ishte dashur të vijë me kohë në raportim.