Ka ndërruar jetë veprimtari i çështjes kombëtare, Behxhet Zeqiri.
Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë Halit Barani.
Ai ka njoftuar se, Zeqiri ka qenë herë i arrestuar dhe burgosur nga milicia kriminele çetnike serbe për veprimtari atdhetarie.
“Herën e parë u arrestua, më 2 prill 1989 në vendin e tij të punës ku punonte në Kosovatrans të Mitrovicës si shef i kontrollorëve, si pjesëmarrës i demonstratave të 27.III.1998”, shkruan ndër tjera Barani.
Njoftimi i plotë:
Paska ikur në amshim dashamirësi im Behxhet Zeqiri, ngushëllime familjarëve, farefisit, miqëve dhe shokëve.
Behxhet (Kadri) Zeqiri i lindur, më 12.I.1955 Kaqanoll të Shalës së Bajgorës - Mitrovicë, me vendbanim të përhershëm në lagjën “Ilirida” ish Tavnik.
Me Behxhetin u njohëm në vitet e 70-ta, ishte veprimtar i devotshëm i kauzës kombëtare, shok i vërtetë, njeri i formuar e sypatrembur, pjesëmarrës i drejtëpëdrejt demonstratave të 3 prillit 1981 dhe demonstratave të 27 marsit 1989 në Mitrovicë. Disa herë i arrestuar dhe burgosur nga milicia kriminele çetnike serbe për veprimtari atdhetarie. Herën e parë u arrestua, më 2 prill 1989 në vendin e tij të punës ku punonte në Kosovatrans të Mitrovicës si shef i kontrollorëve, si pjesëmarrës i demonstratave të 27.III.1998.
Në këto demonstrata kërkohej Liri dhe Demokraci, më këtë rast në afërsi të stacionit të autobusëve në Mitrovicë, milicia kriminele çetnike serbe pati vrarë 5 shqiptarë si dhe plagosi me armë zjarri 24 të tjerë pa dallim moshe e gjinia.
Behxhetin e arrestojnë dhe mbahet në burgun e Mitrovicës deri më 24.X.1989, akuzohej si organizator i demonstratave dhe si vrasës i një milici serb, i cili ishte vrarë në demonstratat e 27 marsit 1989 në afërsi të Stacionit të autobusëve në Mitrovicë. Herën e dytë e arrestojnë, milicia kriminele çetnie serbe, më 20.VII.1990 në Gurakoc ish Gjurakovc të Pejës, derisa ishte duke u kthyer në shtëpi nga Banja e Pejës ku ishte për mjekim disa ditor, nga aty e dërgojnë në SPB-në e Istogut e më pas në Gjykatë të Istogut me procedurë të shpejt e dënojnë me 60 ditë burg.
Behxhetin e dërgojnë në burgun e Pejës ku e mbajnë 10 ditë pastaj prej aty e dërgojnë në burgun e Smrekonicës, i ndjeri kur arrestohet për herë të tretë në burgun famëkeq të Mitrovicës e mbajnë nën hetime 11 muaj, dhe më pas me procedurë gjyqësore lirohet si i pafajshëm.
Më 18.X.1996, milicia kriminele çetnike serbe e rrethojnë shtëpinë e tij në Iliridë, dhe pasi e bastisin shtëpinë nuk gjejnë armë e kërkojnë Behxhetin, por ai tash më ishte në Gjermani, kërkojnë nga babai i tij, Kadriu, i cili ju kishte tregu se ku gjendet Behxheti, e urdhërojnë ta thërras me telefon në mënyrë që Behxheti të tregoj se ku i ka lanë armët dhe e porosisin që të nesërmen t’i gjenë armët dhe ti dorzojë. Vlen të ceket se edhe Kadriun e keqtrajtojnë rëndë fizikisht.