Bajqinovci: Po bojka edhe pa opozitën

Aktuale

Bajqinovci: Po bojka edhe pa opozitën

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 18:20
Mefail Bajqinovci

“Po bojka edhe pa opozitën”. Kështu është shprehur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, pasi mungesës së opozitës në Kuvend.

Opozita ka lëshuar seancën e sotme pasi LVV-ja nuk mori pjesë në debatin e ftuar nga PDK-ja për miratimin e rezolutës për mbështetje për Policinë e Kosovës.

Gjithashtu nuk janë vënë fare në votim marrëveshjet e parapara ndërkombëtare, shkak i mungesës së kuorumit, pasi që opozita janë deklaruar se nuk do të marrin pjesë.

Në Kuvend sot është paraparë të mbahet një seancë e jashtëzakonshme, ku në rend dite ishte shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës.

Në rezolutën e prezantuar nga PDK-ja përfshihet buxhetimi shtesë për pension të parakohshëm të policëve, shtesat e rrezikshmërisë dhe sigurimi shëndetësor. Kjo rezolutë e cila e ka mbështetjen edhe të LDK-së dhe AAK-së, është kundërshtuar nga LVV-ja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat