Abazi: VV-ja për tre vite nuk ka bërë asnjë gjë për sektorin e sigurisë

Aktuale

Abazi: VV-ja për tre vite nuk ka bërë asnjë gjë për sektorin e sigurisë

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 18:27
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje për tre vite nuk ka bërë asgjë dhe po e politizon tutje me sektorin e sigurisë.

Abazi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se sot nuk ka qenë në Kuvend për miratimin e Rezolutën për Policinë e Kosovës.

Ai tutje ka thënë se ka kërkuar përkrahjen e çdo nismë që avancon pozitën e pjesëtareve dhe personelit të sektorit të sigurisë.

Postimi i plotë:

Sot nuk kam qenë në Kuvend meqë jam në vizitë jashtë vendit. Kam kërkuar dhe përkrahë çdo nismë që avancon pozitën e pjestarëve dhe personelit të sektorit të sigurisë:

Pagesat për rrezikshmërinë

Sigurimi jetësor

Sigurimi shëndetsor

Risistemimi dhe pensionimi i parakohshëm

Shumica në Kuvend ka dalë kundër duke lëshuar sallën, për tre vite nuk ka bërë asnjë gjë dhe po e politizon tutje me sektorin e sigurisë.

Ky nuk është ndryshimi, ky është mashtrimi!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat