Ish-luftëtari i UÇK-së nga Shqipëria, Dritan Goxhaj, për të cilin Gjykata Speciale kishte lëshuar një urdhër arrest nën akuzat për zbulim të dëshmitarëve, ka treguar arsyet pse gjykatat e Shqipërisë refuzuan ekstradimin e tij në Hagë.
Ai ka thënë se nuk e kishte pritur se sistemi juridik i shtetit shqiptar, përkatësisht shkalla e parë, do t’i nënshtrohej Gjykatës së një shteti tjetër.
Goxhaj ka paralajmëruar se nuk do të ndalet në publikimin e dëshmitarëve.
Madje ai ka deklaruar se duhet të ngrihet padi ndaj tyre për dëshmi të rreme.