Në emisionin “Politiko”, në një lidhje direkte me analistin dhe shkrimtarin nga Shqipëria, Fatos Lubonja, janë diskutuar deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Lubonja gjatë bisedimit ka thënë se kryeministri Edi Rama ka thënë që Kosova me Thaçin e fitoi luftën, ndërsa më Kurtin po e humb paqen.
“Unë fjalimin e tij e ndëgjova dhe në qoftëse do ta thjeshtëzoja me dy fjalë.
Ajo ishte se kur tha, kur futi Hashim Thaçin, u tha që ai fitoi luftën, dëshironte të fitonte edhe paqen, por siç duket që kur ka ikur Thaçi tani Kosova po e humb paqen për shkak të Albin Kurtit”, ka thënë ai.