Pronari i lokalit “Apetit” në Malishevë ku u helmuan 125 persona është ndaluar nga policia.
Nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, kanë konfirmuar se ndaj tij do të parashtrohet kërkesa për paraburgim.
Ai dyshohet për veprën penale “Prodhimi dhe vënia ne qarkullim e artikujve te dëmshëm ushqimor”. Përpos kësaj theksohet se hetime janë duke u zhvilluar edhe për veprën “Shmangie tatimi”.
Personat e helmuar janë në gjendje stabile dhe janë jashtë rrezikut për jetën.