Ka shkuar në 205 numri i të helmuarve nga ushqimi në një lokal në Malishevë.
Kështu ka deklaruar Afrim Krasniqi, drejtor i QKMF-së së qytetit të Malishevës.
Krasniqi potencoi se gjendja e tyre është e mirë, teksa shtoi se numri i qytetarëve të Malishevës që po kërkojnë ndihmë mjekësore është vazhdimisht në rritje.
“Numri ka shkuar në 205 i të helmuarve. Gjendja e tyre është e mirë, disa janë duke u trajtuar edhe QKMF dhe në shtëpi”, u shpreh Krasniqi.