Nga janari 74 raste të dhunës seksuale – Haxhiu: Numri i madh është kambanë alarmi për institucionet

Aktuale

Nga janari 74 raste të dhunës seksuale – Haxhiu: Numri i madh është kambanë alarmi për institucionet

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 13:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) lanson projektin “Rehabilitimi dhe Riintegrimi i të Miturve – Viktima të Dhunës Seksuale”.

Ministrja e Drejtësisë, Albulen Haxhiu, me këtë rast tha se kanë ndërmarre një varg reformash ligjore që e adresojnë këtë çështje.

Por sipas saj shqetësuese mbetet fakti i rritjes së vazhdueshme të numrit të rasteve. Ai ka konfirmuar se nga janari janë ekzaminuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore 74 raste të dhunës seksuale.

Ky numër kaq i madh i rasteve e sidomos te të miturit, sipas ministres është kambanë alarmi për të gjitha institucionet që të bashkëpunojnë e të  ndërmarrin masa.

Për gjatë këtyre dy viteve mandat kemi iniciuar dhe zbatuar një seri reformash ligjore e financiare të cilat adresojnë ngacmimet, por edhe dhunën seksuale dhe fuqizojnë politikat e parandalimit. Protokolli shtetëror për trajtimin e rasteve të dhunës seksuale që për herë të parë Republika e Kosovës e ka miratuar një dokument të tillë është një nga dokumentet më të rëndësishme që është hartuar në bashkëpunim me partnerët organizata përfshirë edhe organizatën KRTC që në fakt trajton formën e rënd shkeljen e rënd të të drejtave të njeriut që është edhe dhuna seksuale”.

Për fat të keq të dhënat e fundit në Kosovë tregojnë për një rritje të rasteve te dhunës seksuale nëse marrim statistikat nga janari deri shtatori ne vitin 2023 janë 74 raste te ekzaminuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore te dhënat gjithashtu tregojnë një numër ne rritje konsiderueshme te fëmijëve që janë të mbijetuar të kësaj forme dhunës krahasuar me numrin e të rriturve”.

Rastet e dhunimit  seksual  te raportuar ndër vite  janë  kambanë e fuqishme alarmi për të gjitha institucionet tona për Ministrin e Drejtësisë, Qeverinë për institucionet e drejtësisë, policinë për organizatat poashtu dhe prandaj duhet të bashkojmë të gjitha përpjekjet dhe një zëri  të luftojmë kundër stereotipave gjinore”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat