Avokati Spartak Ngjela ishte këtë të martë në një intervistë për Euronews Albania për të folur rreth Samitit të Procesit të Berlinit i cili u mbajt për herë të parë të hënën në Tiranë.
I pyetur se si e shikon dialogun Kosovë-Serbi, avokati tha se nëse Kurti ulet në bisedime ai tradhton vendin e tij, pasi Serbia duhet fillimisht të mbajë përgjegjësi për sulmin me armë në 24 shtator.
“Nuk bëhen bisedime. Nëse Kurti ulet në bisedime tradhton Kosovën. Ai ka sulmuar. Sulmi është dëm, dëm moral dhe material. Kurti duhet të nxjerrë faturën.
Të thotë kaq është dëmi që i keni shkaktuar Kosovës, paguani 4 miliardë dollarë e pastaj fillojmë lojën. Ata sulmuan me armë. Çfarë do tallet me popullin e vetë Kurti?”-tha Spartak Ngjela.