Pas rreth dy orëve ka përfunduar bastisja në komunën e Leposaviqit nga Policia e Kosovës.
Policia nuk ka treguar se çfarë është gjetur gjatë bastisjes.
Ky aksion i Policisë lidhet me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku është vrarë një polic i Kosovës.
Grupi terrorist kishte lënë prapa armatime të rënda, automjete, uniforma e shumë pajisje të tjera ushtarake me prejardhje nga Serbia.
Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë krimineli Milan Radojçiq, i cili gjendet i lirë në Serbi.