“Franca nuk mundet t’i suspendojë vizat për Kosovën” – Ky është hapi që mund të marrë

Aktuale

“Franca nuk mundet t’i suspendojë vizat për Kosovën” – Ky është hapi që mund të marrë

Nga: N. Sh. Më: 17 tetor 2023 Në ora: 20:36
Ilustrim

Analisti politik, Gazmir Raci ka thënë se Franca nuk mundet që t’i suspendojë vizat për Kosovën.

Sipas tij, Franca mundet vetëm të iniciojë një gjë të tillë në muajin mars, dhe atë për shkelje të rregullave të Schengenit.

Ai thotë se, tash nuk është koha për panikë, pasi liberalizimi nuk ka filluar.

Reagimi i ploë:

Franca nuk mundet t’i suspendoj vizat për Kosovën. Mundet vetëm ta inicioj një gjë të tillë në muajin mars 2024 dhe atë për shkelje të rregullave të Schengen e JO për qejfe politike. Nuk është koha për panik sepse liberalizimi nuk ka filluar. Pasi që fillon shtetet anëtare mund të inicojnë pezullim të liberalizimin pas një vlerësimi profesional se a janë respektuar kushtet ose jo nga shteti përfitues. BE-ja mund të pezullojë heqjen e vizave ose marrëveshjet për lehtësimin e vizave nëse shkelen kushtet e marrëveshjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat