Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës, në një intervistë për emisionin “Tempus” tha se janë një gamë shkeljesh që kanë ndodhur gjatë procesit të përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit.
“Janë një gamë shkeljesh jashtëzakonisht shqetësuese që kanë ndodhur përgjatë atij procesi.
Që ndër të tjera përfshin edhe shkeljen e parimit të integritetit, shkeljen e parimit të meritokracisë, të barazisë dhe shumë parime të tjera që janë të domosdoshme.
Në qoftëse ne si shtet dëshirojmë të ndërtojmë institucione të drejtësisë që kanë edhe legjitimimtetin edhe ligjshmërinë, por mbi të gjitha besimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha Osmani.