Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një intervistë për emisionin “Tempos” ka deklaruar se ka marrë kërcënime pas mosdekretimin të Blerim Isufajt si kryeprokuror.
Osmani tha se për arsye se duhet të mbrojë personin që ka sjellë informatat nuk i ka denoncuar këto kërcënime.
“Jam kërcënuar nga persona që janë brenda sistemit. Per shkak se dua t’i mbroj personat që kanë sjellë informatat, nuk i kam denoncuar. Shkeljet në procedurën e perzgjedhjes së kandidatit nuk i kam bërë unë, këto shkelje janë të shumta”
“Nuk kam folur kurrë në karrierën time per kërcënimet. Rruga përpara është që ata ti respektojnë procedurat. Për arsye për t’i mbrojt personat që i kanë sjellë këto këto çështje kanë mbet thjesht si informata për mua.” deklaroi Osmani .