Avokati Gazmend Halilaj thotë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk frikësohet, edhe pse ajo po kërcënohet, e që sipas tij, po tregohet akoma se sa është aktiv krimi i organizuar brenda institucioneve të instaluar nga klani PRONTO dhe terroristi Milan Radoiçiq.
Avokati thekson se, sa herë që klanet nuk mund t’i arrijnë qëllimet e tyre, atëherë përmes kërcënimeve, prokurorëve të shatazhuar e që kanë bë dosje, kanë burgosur e linçuar.
Tutje Halilaj, thekson se presidentja Osmani nuk i ka duart me gjak, por ka mbështetjen e shumicës brenda dhe jashtë Kosovës.
Reagimi i plotë:
NUUUK FRIKËSOHET - VJOSA OSMANI
Të dashur miq.
Sa herë qe klanët nuk kanë mund të arrijnë qellimët e tyre, atëherë përmes kërcënimëve, përmes Prokurorëve të shantazhuar, kanë berë Dosje, kanë burgosur dhe linçuar këdo që ka qenë pengesë për ta.
Presidentja e vendit znj-Vjosa, nuk frikësohet, nuk shantazhohet.
Sepse,
Nuk i ka duart me gjak, nuk e ka shkollen e bleme, nuk është pasuruar përmes privatizimit të tokavë blerë nga shteti 50 euro dhe shitë 7000.
Znj. Vjosa, gëzon mbështetjen e shumicës Absolute, brenda dhe jashtë vendit.
Kërcënimet e znj. V. Osmani, shpërfaqin se: sa është aktiv Krimi organizuar brenda Institucionëve, i ndërtuar nga Klani Pronto, Radoiçiq etj..