Tri Komisione parlamentare do të mblidhen sot në mbledhje të ndara.
Me fillim nga ora 10:00, do të mblidhet Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Në këtë takim do të diskutohet mbi çështjet vijuese të Komisionit, raporton Indeksonline.
Në ora 11:00 takim do të mbajë Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere.
Në agjendën e takimit është mes të tjerash edhe raportimi i ministrit të Financave, Hekuran Murati.
Në këtë mbledhje do të raportojnë edhe përfaqësuesit e Agjencisë së Statistikave lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë.
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti do të mbajë mbledhje në ora 13:30.
Takimi i sotëm i këtij Komisioni do të fokusohet në projektligjin për Fondin Sovran të Republikës së Kosovës.