Deputeti nga radhët e LVV, Mefail Bajqinovci përmes një postimi në facebook i ka reaguar LDK-së.
Ai u shpreh se ende pa u konfirmuar “pezullimi” i liberalizimit të vizave foli me deklarata kundër Kurtit, përcjell “Bota sot”.
Sipas deputetit liberalizimi i vizave erdhi si rezultatit i luftimit të krimit dhe korrupsionit.
Postimi i plotë
LDK-ja pa e konfirmuar mirë lajmin për "pezullimin” e liberalizimit të vizave për Kosovën, del me deklarata e kritika kundër kryeministrit Kurti. "Na humbi liberalizimin e vizave" dolën e thanë. Ta merr mendja që LDK është arsyeja që ndodhi liberalizimi. Liberalizimi është rezultat i punës, jo llafeve.
Rezultatit i luftimit të krimit dhe korrupsionit.
Opozita kosovare, nuk duhet të ushqejë diskurs të gabuar që shkon në drejtimin e promovimit të idesë se liberalizimi i vizave është më i rëndësishëm se sovraniteti i vendit, si në të kaluarën!